“Meta i përfshirë në zhdukjen e 3 personave”, avokati: Gati dosja që do ta çojë pas hekurave

Më të fundit


Avokati Idajet Beqiri është i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij besnik janë një bandë që të vrasin “nëse iu shkel në kallo”. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të reja dhe që mbart një interes të madh për zhvillimet që pritet të ndodhin në ditët në vijim, duke qenë se Sali Berisha ka llogari të hapura me drejtësinë, avokat Beqiri ka deklaruar se njerëz pranë ish-kryeministrit dhe djalit të tij, Shkëlzenit, e kanë kërcënuar me jetë.

Por pavarësisht këtyre presioneve dhe shantazheve të skajshme, ai premton se do t’i shkojë deri në fund betejës, në mënyrë që pas 30 e kusur vitesh demokraci, drejtësia, qytetarët dhe kushdo ta marrin vesh se kush është në të vërtet Sali Berisha.

Po ashtu, Beqiri hodhi akuza të forta edhe në adresë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit sipas tij, është përfshirë në 3 vrasje për të fshehur gjurmët e krimit, ndërsa paralajmëroi se është gati të “shpërthejë” dosja që do ta çojë pas hekurave ish-presidentin.

-Avokat Beqiri, si i ke parë angazhimet e SPAK në raport me politikën?

Prokuroria e Posaçme (SPAK) e dinte që do të goditej nga politika. SPAK si një prodhim i reformës në drejtësi që do të luante një rol të posaçëm me dy objektiva kryesore që janë për të luftuar krimin e organizuar dhe për krimin e lartë shtetëror. Në këtë aspekt ata kanë qenë të përgatitur që do kishin sulme të jashtëzakonshme, por kanë brenda radhëve të tyre edhe njerëz që nuk kanë një të kaluar jo të mirë në krahasim me pushtetin politik, janë të ndikuar nga politika e vjetër. Edhe pse u trajnuan, u selektuan por, prapë ka.

Edhe ata pasuritë që kanë i kanë vënë në rrugë jo të ndershme, pra që i kanë futur duart diku edhe pse pjesa dërrmuese e SPAK është nën ndikim e ligjit dhe se më të nuk luhet në një situatë kur veprimtaria e tyre është e kontrolluar deri në imtësi, madje edhe të familjes së tyre, meqenëse janë nën një vëzhgim të tillë të organeve përkatëse të vendit por edhet të faktorëve ndërkombëtar, por prapë dikush e nxjerr kokën për keq dhe ku i jepet mundësia për të zvarritur  procesin, ose për të abuzuar me afatet, këto janë gjëra që këtu bëhen dhe janë sabotime që bëhen në SPAK.

Politika është e bindur se pengon që SPAK ta kryej funksion e vet ashtu si duhet. Veprimtaria e SPAK nuk ka sukses nëse pushtetet e tjera nuk e ndikojmë, sepse nuk pastrohet korrupsioni i madh në këtë vend nëse nuk është kjo gjë. Në çdo privatizimin dhe tender që të është bërë, kudo që të prekësh prek në krim, ka shumë krim, këta nëse nuk mbështetjen e institucioneve të tjera nuk do të kenë sukses. Duhet që të ndihmojë edhe policia ushtarake, ka rol të jashtëzakonshëm, për të mos folur pastaj për policinë e Shtetit që ka parandalimin dhe zbulimin e krimit dhe nuk janë ende aty ku duhet.

-Kemi dëgjuar shumë sulme mbi SPAK dhe ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, si nga ish-kryeministri Sali Berisha, si i komenton këto deklarata, beson se janë të dënueshme?

Këto janë veprime të paprecedenta që si gjen në asnjë vend jo më në një vend të NATO dhe që është kandidatë për tu bërë pjesë e BE. Por të bësh shantazhe të tilla dhe të përdorësh një fjalor të tillë, ndikojnë dhe frymëzojnë botën krimit. Thirrjet e tij janë në këtë aspekt vërsuluni këtyre sepse këta po ma bëjnë mua të keqen për të vepruar kundër SPAK. Por, të vësh në arrest shtëpie një ish kryeministër është një gjë që nuk kishte ndodhur më parë dhe nga ana tjetër të shohësh sulme të tilla. Familja e Berishës vetëm me korrupsion është e jashtëzakonshme në pasuri.

-Ish-kryeministri Sali Berisha thotë nuk jetoj në luks, jetoj në një apartament, nuk kam vilë, keni një koment?

Po vila që ka në Gjirin e Lalëzit? Ai thotë që ajo është në pronësi të vajzës. Po vajza nuk është e tij, ku i gjeti ato para ajo? I ka vënë në saj të babait të saj. Nga i gjeti ajo i gjeti nga babit vet. Ai mund të thotë është e djalit, por nga i gjeti djali. Tek kompleksi që po bëhet tek ish-ekspozita ‘Shqipëria Sot’ nuk la gjë pa bërë që ta shkulte televizion TCH nga atje, kontrata ishte për 20 vjet, por ai e prishi kontratën dhe e shkuli televizionin nga atje. Ja dha 23 për qind burrit të Albana Vokshit, krushkut të Erzen Breçani dhe një pjesë e mori Shkëlzeni.

200 milion euro janë vetëm aty, ky i varfëri që  thotë jetoj në pallat mendon që hanë bar ato strukturat ndërkombëtare duke futur edhe FBI. Sepse ai është hetuar edhe nga FBI. Pse do ta linin ata në dorë të SHIK-ut tonë? Nga ana tjetër e bënë për të parandaluar lëri me kaq, më çuat në arrest shtëpie, por mos vazhdoni më tej Mos vazhdoni me Gërdecit, me vrasjet e ’97, me ‘CEZ –DIA’. Kompleksi është gjethja, por kush janë rrënjët. Ai e katandisi këtë vend që ngeli, pa naftë, pa energji, pa bujqësi, ka krom.

-Këto dosjet që ju përmendet më sipër do të hapen, pra “21 janari”, “CEZ-DIA”?

Këto janë të hapura dhe duan vetëm vullnet juridik. Nuk pyet ligji për zhurmat e kriminelëve sepse s’do kishim asnjë njeri në burg. Ne si kemi pyetur ata që janë në burg, doni të shkoni  në burg ju apo jo. Pra, në SPAK duhet që të veprojë më me guxim dhe të justifikojë besimin e popullit.

-Sipas jush, do të ketë një masë tjetër për Sali Berishën duke qenë se ai po komunikon me mbështetësit e tij?

Problemi është se shumë shpejt është çështja e ‘CEZ’. Nga sulmet që ai bënë kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe Ilir Meta po ashtu, kështu që të dy ata do jenë shok burgu për ‘CEZ-DIA’. ‘21 Janari’ është gati dhe SPAK është i detyruar që të filloj çështjen penale kundër Berishën dhe Bashës. Po ashtu, ‘Gërdeci’ për vrasjen e 26 dhe tentativë vrasjen e shumë të tjerëve. Këtu njerëzit po ikin se s’ka drejtësi, sepse pagat janë të ulëta, sepse buxhetin e kanë marr ata. Meta dhe Berisha janë bosët e korrupsionit.

-Çfarë pret që të ndodh me dosjet që po hetohen në ngarkim të Ilir Metës?

‘CEZ-DIA’ është e para që atë duhet që ta çoj pas hekurave, lobimi amerikan po ashtu, është i dyti. Për aferën e ‘CEZ- DIA’ janë vrarë 3 persona dhe i implikuar është Ilir Meta. Ata u eliminuan për të fshehur gjumit e krimit, nuk ka krim që bëhet pa vrasje brenda. Pse bëhej ‘Gërdeci’ pa vrasje, po 21 janari. Saliu për ata 4 që u vranë ka pas mbështetjen e Metës, sepse u bë protesta për lekët e Ilirit që dolën në ekran për 700 mijë eurot.

SPAK nuk duhet që të shkoj me gjethe, ja e ndëshkuam dhe u thye miti i të pandëshkueshmërisë e dhe aq. Këta thonë ish-prokurorin e dënuam me dy vite e gjysmë burg, po ku pyet ai për dy vite, sa shkelje ka bërë ai dhe sa pasuri ka vënë, ai meriton të patën 25 vite burg. Po nëse ai pendohet dhe thotë se arrestova ish-kryeministrin sepse më pengoi ky dhe më doli kjo pengesë përpara, atëherë kjo është tjetër gjë, le të bashkëpunoj me drejtësinë.

Sikurse duhet që të bashkëpunoj edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për ‘21 janarin’, sepse ai instiktin për të vrarë nuk e ka dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Ai duhet që të dal dhe të thotë të vërtetën.  Nuk ka forcë që e vë poshtë SPAK, vërtetë ata kanë lekë të madh, por  në fund do ketë edhe viktima po duhet që të shpëtoj edhe viktima. Ata dalin hapur, ja dhashë këtë intervistë unë pasi të dal kjo intervistë të bëhet publike Berisha dhe Zeni i ndërsen ushtarët e tij. Unë kam marr shumë mesazhe edhe kërcënuese. Por, krimet e tyre si mbulon më asgjë, shqiptarëve duhet që t’u kthen ato që ata u kanë grabitur.



Skip to toolbar