Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e Luksemburgut, Luc Frieden. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai duke publikuar disa foto nga takimi.
Sakaq, Rama ka zbuluar se ndër të tjera kanë dakordësuar zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri
“Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, ka shkruar Rama krahas fotove.