Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Policia jep detajet e para

AKTUALITET


Policia ka dhënë detajet e para për plagosjen me armën zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkodër. Sipas bluve, është qëlluar mbi makinën e shtetasit Sel Brahimi, e cila ka qenë e ndaluar.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur ky shtetas dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Sel Brahimi (e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Sel Brahimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Skip to toolbar