Rama në Mynih, takon Talat Xhaferin: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

AKTUALITET


GJERMANI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin në Mynih të Gjermanisë.

Rama ka ndarë në Facebook, një foto nga takimi duke u shprehur se biseduan mbi sfidat e përbashkëta dhe programin e dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama.



Skip to toolbar