Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Një urim me këtë rast ka ardhur edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se Kosova është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.
“Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, shkruan Begaj.
Ndër të tjera ai bën thirrje që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete sipas parimeve demokratike, në bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në.