Rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të jetë e bllokuar deri në orën 22:00 të mbrëmjes së kësaj të shtunë.
Pika Kufitare në Kakavijë sqaron se policia greke ka njoftuar për bllokimin e rrugës për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët në vendin fqinj.
Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.