Erdogan kërkoi pastrimin e mbetjeve të FETO-s/ Rama: Në Shqipëri janë mbyllur institucione që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, në prononcimin për mediat pas mbledhjes së asamblesë së PS-së, u pyet edhe për kërkesën e presidentit turk Erdogan për të ‘pastruar mbetjet e FETO-s në Shqipëri”.

Rama tha se në Shqipëri janë mbyllur dhe do të mbyllen institucionet që nuk janë në përputhje me ligjin e vendit.

“Në bazë të ligjeve dhe rregullave që ka republika e Shqipërisë, janë mbyllur institucione që mund t’i quani ju kështu apo të tjerët ashtu. Por janë mbyllur institucione që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e Shqipërisë dhe do të mbyllen ato që nuk janë në përputhje të kujtdo qofshin edhe kushdo qoftë që iu del për zot dhe në mbrojtje apo iu vë etiketa të caktuara.“, u shpreh kryeministri Rama.



Skip to toolbar