Bjellorusia dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në territorin e Bjellorusisë në vitin 2025.
Kështu u shpreh ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin në një intervistë të botuar të enjten, shkruan CNN.
“Në vitin 2025, ne do të fillojmë përgatitjet dhe do ta mbajmë atë,” tha Khrenin.
“Në vitin 2009, presidentët tanë vendosën që çdo dy vjet të mbahej një lloj stërvitjeje në territorin e njërit prej tyre”, shtoi ai.
Khrenin nuk dha detaje shtesë rreth ushtrimeve.