Manja: Luli, frikacak dhe inatçor. Ja si Basha nuk fali protestuesit e PD pas 2020

Më të fundit


Nga Vlora, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja tregon të vërtetën e amnistisë për zyrtarët e lartë dhe të korruptuar.

 “Është ulje dënimi, jo falje. Këtë e bëri komisioni i ligjeve, nuk është arsye për të mos e votuar”

Mazhoranca është e hapur për negociatë brenda seancës plenare, por pa cënuar parimet e amnistisë.

 “Do ta fusim në rend dite kur të jenë votat”

Bashën dhe grupin e tij i etiketon si të frikësuar për të votuar.

“Të tjerët bëjnë sikur vijnë në Kuvend, dhe kanë frikë të prishin bojkotin se mo i quajnë tradhëtarë”

Ministri Manja vuri në dukje një detaj tjetër nga propozimi zyrtar i PD-së së Bashës, që i kategorizon protestuesit e opozitës, në të tijët, dhe të Berishës.

“Luli s’ka hallin e protestuesve. Kërkon falje deri në viti 2020. Po ata të 8 janarit që shkuan tek PD me Rithemelimin kundër Lulit, të mos i falim?”

Teksa shpreson të marrë votat e kolegëve në Kuvend, Manja rrëfen dhe prapaseknat.

“Më thonë në kafe “Ministër, do ta votojmë” dhe kur vijnë në seancë gënjejnë”



Skip to toolbar