Vizita historike e Antony Bliken në Tiranë/ Rama letër Sekretarit Amerikan: Shqipëria gati të presë Samitin e NATO-s

AKTUALITET


TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një letër drejtuar Sekretarit Blinken, pas vizitës së tij në Tiranë pak ditë më parë.

Krahas garancive që jep për angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen e synimeve të përbashkëta me SHBA, Rama thotë se ka ardhur koha që NATO të thërrasë një Samit të plotë në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë ndonjëherë.

Mes tjerash, shefi i qeverisë shqiptare shton se viti më i afërt se kur dëshiron mbajtjen e një Samiti të NATO-s në Tiranë, të jetë viti 2027.

“Besoj se ka ardhur koha që Aleanca të thërrasë një Samit të plotë në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë ndonjëherë. Pas diskutimit tonë në Tiranë, dëshiroj të ritheksoj synimin e Shqipërisë për të pritur Samitin e NATO-s 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia e ka ofruar bujarisht për të pritur”, shkruan Rama.



Skip to toolbar