Deklarata e Macron nuk pritet mirë nga aleatët, Meloni: Mbështetja për Ukrainën nuk përfshin dërgimin e ushtarëve tanë

BOTA


Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka reaguar pas deklaratës së Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili u shpreh se në Ukrainë mund të luftojnë edhe ushtarë nga vendet e NATO-s apo BE-së.

Meloni theksoi se mbështetja për Ukrainën nuk përfshin dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar atje kundër forcave ruse.

“Që nga agresioni rus dy vjet më parë, ka pasur unitet të plotë midis të gjithë aleatëve në mbështetjen për Kievin. Kjo mbështetje nuk përfshin praninë e trupave nga shtetet evropiane ose të NATO-s në territorin ukrainas,” tha Meloni.

Një mori vendesh të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë thënë gjithashtu se nuk kanë plane për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë.



Skip to toolbar