E rëndë në Selanik, klienti plagos me thikë në bark kuzhinierin shqiptar

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi me thikë një kuzhinier shqiptar 65-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pas një debati që ata patën me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

65-vjeçari shqiptar ka përfunduar në spital me plagë në bark, ndërsa autori menjëherë pas sulmit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit. 



Skip to toolbar