Një debat i ashpër është zhvilluar këtë të mërkurë në emisionin “Real Story” mes analistit Frrok Çupi dhe anëtares së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Endira Bushati, ku në qendër ishte situata në Partinë Demokratike.
Bushati ka pyetur Çupin se në cilin vend të NATO-s lideri i opozitës lihet në arrest shtëpie, ndërsa ky i fundit e ka krahasuar Partinë Demokratike me Hamasin. Kaq ka mjaftuar që debati mes dy palëve të bëhet dhe më i ashpër. Endira Bushati:
“Nuk i takon vulës pjesa e grupit parlamentar. Grupi parlamentar ka numra. Aty ka persona që janë të deklaruar të cilit grup janë dhe sot që flasim Lulzim Basha ka vetëm 5-6 deputetë.
Cila është domosdoshmëria e mbajtjes së liderit të opozitës në arrest shtëpie?
Në cilin shtet të NATO-së për një person nën hetim që është lideri i opozitës mbahet në arrest shtëpie?
Frrok Çupi: Mos të keqinformojmë publikun. Gjithë PD bashkë me Saliun bazohet mbi një mashtrim.
Endira Bushati: Ti mohon faktin. Frrok Çupi: Sali Berisha që nga viti 2013 nuk është as kryetari i PD-së, jo mo lideri i opozitës. Ka dhënë dorëheqjen. Lideri i opozitës domethënë një shprehje në ajër.
Endira Bushati: Nuk është në ajër fare se ka maxhorancën e opozitës në parlament, ka votat në zgjedhjet e 2022-23, ka dhe mitingut.
Frrok Çupi: Ato janë vullnetare, shko ku të duash, dil në rrugë, shko në Tropojë, shko në Kolonjë.
E di historinë ti? Terroristët e botës kanë vota më shumë se askush. Merre Hamasin si PD-ja është, po shkund botën me ato vota. Informojmë publikun. Unë kam qene themeluesi i PD-së kur Sali Berisha ka ardhur 25 vjet anëtar i partisë së punës.
Ça posti shtetëror kam pasur unë?
Endira Bushati: Atë emerimin në PD e ke fituar me konkurs apo të ka emëruar Sali Berisha? Pozicionin që ke pasur në qeverisjen e PD.
Frrok Çupi: Mos e kthe në personale. Të gjithë do të ktheheni në Hamas. A ke lexuar ndonjë faqe libri ti?
Endira Bushati: Me kë kujton se flet ti? Kujton se flet me Gridën. Nuk mundesh ti ti thuash një pedagoge të juridikut, se ça është vota. Shërohuni se ju del Sali Berisha në ëndërr./abcnews.al