Sulmi në Odesa gjatë takimit Zelensky-Mitsotakis/ Rama: Provokime të pamatura

AKTUALITET


 Në portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, por gjatë këtij takimi, Rusia sulmoi duke lëshuar raketë balistike.

Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, ndërkohë misioni grek gjatë sulmit nuk u rrezikua.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dënuar ashpër një veprim të tillë. Shefi i qeverisë shqiptare, thotë se “këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.”, shkruan Rama



Skip to toolbar