Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur gjatë festivalit vjetor të Iranit, Chahashanbe Suri, e njohur ndryshe si festivali i zjarrit.
Festivali mbahet çdo vit përpara Nevruzit, viti i ri iranian, i cili fillon më 21 mars.
Tradicionalisht festohet të mërkurën e fundit të vitit, por festimet shpesh fillojnë dy deri në tre javë përpara. Të dhënat tregojnë se midis 1 dhe 12 marsit, ka pasur 3,253 të plagosur dhe të paktën 14 persona kanë vdekur.
Rreth 100 persona pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në vend, ndërsa të tjerët pësuan djegie të rënda dhe dëmtime në sy dhe u dërguan në spitale. Të paktën 189 raste kërkuan amputim të gjymtyrëve.