Orban përgëzon Putinin për fitoren në zgjedhje

BOTA


Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka përgëzuar Vladimir Putinin për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet në të cilat ai kandidoi praktikisht pa kundërshtar.

Agjencia shtetërore e lajmeve MTI raportoi se Orban i dërgoi urimet e tij në një letër liderit rus dhe tha se lidhjet midis vendeve të tyre ishin “të bazuara në respektin reciprok, duke lejuar diskutimin e çështjeve të rëndësishme edhe në situatën aktuale shumë të vështirë gjeopolitike”.

Të hënën, Putin pretendoi një fitore gjithëpërfshirëse dhe një mandat të pestë rekord në detyrë në një zgjedhje ku fitorja nuk ishte kurrë në dyshim.

Ai pretendoi se rezultati tregoi se populli rus kishte “besim” dhe “shpresë” tek ai, por shumë liderë perëndimorë e kanë dënuar atë si një “mashtrim”./abcnews.al



Skip to toolbar