Amerikanët shmangin Kurtin dhe zyrtarët tjerë të Qeverisë – Ambasada konfirmon se Ndihmëssekretari Robinson s’i takoi ata
Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti në atë që u pa si refuzim i zyrtarëve të lartë amerikanë për ta takuar Kurtin për shkak të qëndrimit të fundit të tij për dinarin.
Në një prononcim për Gazetën Express një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së tha se Ndihmëssekretari Robinson s’i takoi zyrtarët nga Qeveria, përfshirë edhe kryeministrin Kurti.
Blerim Latifi shpalos për herë të parë atentatin e planifikuar për vrajsen…
“Si funksion i rolit tonë, diplomatët takohen shpesh me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, media dhe publiku. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Ndihmës Sekretari Robinson u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani dhe me shumë përfaqësues nga sektori i drejtësisë dhe korrektimit, prokurorisë, shoqërisë civile dhe mediave. Ndihmës Sekretari nuk u takua me kryeministrin apo ministra të tjerë të qeverisë gjatë vizitës së tij”, tha zëdhënësi i Ambasadës.
Robinson takimet e tij në Kosovë dje i nisi nga Presidenca ku pas takimit me presidenten Osmani mbajtën një konferencë të përbashkët për media ku ai shpalosi synimet e ardhjes së tij në Kosovë.
“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për atë që shërbimet e sigurisë po bëjnë, për qytetarët e rëndomtë kosovarë, mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme. Porosia ime për ta dhe për ju të gjithë do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen”, tha ai.
Ndërsa, në anën tjetër, Osmani para tij tha se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e Interpol’it pa ndihmën e SHBA’së