Bombardimet ruse në Ukrainë, shkon në 19 numri i të plagosurve në Khrakiv

BOTA


Shkon në 19 numri i të plagosurve nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës, sipas guvernatorit të rajonit.

Oleg Sinegubov, zyrtari lokal i Kharkivit, tha se mes të plagosurve janë katër fëmijë, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

“Terror i tmerrshëm në mes ditës kundër popullatës civile. Kundër fëmijëve dhe grave, njerëzve të zakonshëm”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Telegram. /abcnews.al



Skip to toolbar