Romë, Papa Françesku nuk merr pjesë në ceremoninë “Udha e Kryqit”

BOTA


Ndryshe nga sa pritej dhe qe njoftuar, Papa Françesku nuk merr pjesë në ritin e Udhës së Kryqit të së Premtes së Madhe të Pashkëve, që mbahet sonte pranë Koloseut, në Romë, nga vendi tij i zakonshëm në Palatino.

Mbi 20 mijë besimtarë marrin pjesë në Udhën e Kryqit të Premtes së Madhe të Pashkëve përgjatë Forumeve Perandorake, pranë Koloseut, në Romë.

Papa Françesku mungon “për të ruajtur shëndetin e tij” për angazhimet e së Shtunës së Madhe dhe të Dielës së Pashkëve, njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë

Persona me aftësi të kufizuara, familje dhe emigrantë që mbajnë Kryqin në 14 stacionet e Udhës që Kryqit 2024.

Edhe vitin e kaluar, në fakt, Ati i Shenjtë nuk mori pjesë në rit për shkak të “ftohtit intensiv” të atyre ditëve në Romë



Skip to toolbar