Shtatë turistët kroatë që ishin bllokuar në majën e Jezercës, tanimë janë shpëtuar. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë pamje nga operacioni i shpëtimit të turistëve kroatë.
“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”, shkruan Balla në Facebook.
Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit të turistëve, një shtetese 43 vjeçare humbi jetën pasi ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.