”Aministinë penale do ta miratojmë të enjten”, Çuçi: S’ka tolerancë për të dënuarit nga GJKKO

Më të fundit


Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dekaroi pas mbledhjes së deputetëve socialistë, se të enjten miratohet ligji për Aministinë Penale.

”Besoj nëse do jetë gati për të hyrë në seancë e të enjtes do ta miratojmë thjesht po presim propozimet e tyre.

Në parim kemi rënë dakord. Mund të ketë axhustime të vogla. Nuk do ketë tolerancë për ato vendime të GJKKO. E ka thënë edhe ministri i Drejtësisë. Janë çështje teknike, do rakordohen me strukturat e ministrisë së drejtësisë.

E enjte e madhe nuk e di çfarë quan. Nëse bëhemi gati do votojmë ligjin për amnistinë”, tha Çuçi. 

Më tej Çuçi, sqaroi mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist në ambientet e Kuvendit. Një çështje me rëndësi për kreun e grupit socialist është dhe Komisioni i Dezinformimit që do të ngrihet së shpejti dhe do të ketë një veprimtari afatgjatë. 

”Sot diskutuam në lidhje me komisionin e posaçëm që kemi i kërkuar konferencës së kryetarëve në lidhje me mbikqyrjen e institucioneve për të luftuar dezinformimin, por edhe veprime të tjera dhe ndërhyrje të tjera që mund të kenë vende jo mike të Shqipërisë për të destabilizuar Shqipërinë.

Është një komision që Parlamenti Europian e ka ngritur që në 2020. Do të jetë një nga komisionet që do të japi një peshë të veçantë kuvendit që është bërë edhe problem në vende të tjera.


Komisioni do ketë veprimtari gjithpërfshirëse, afatgjatë sepse duhet të shikojë gjithë veprimtarinë e gjithë institucioneve shqiptare. Konkluzione të këtij komisioni do ti shikojmë në vijim.

Nuk është kaq e parëndësishme që duhet të kalojë me një rutinë nga parlamenti. Dezinformimi është fokusi kryesor, por ka dhe çështje të tjera. Besoj sinjale ka pasur të gjithë. Mendoj se dhe ju e keni shprehur shumë herë, prandaj ngrihet komisioni.”


Sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, Çuçi thotë se tashmë vendimi i takon Këshillit të Mandateve, i cili nuk është mbledhur pasi parlamenti në 4 muaj ishte në ‘tym e flakë’.

”Pas vendimit të GJK është mbledhur Këshilli i Legjislacionit. Dhe KL ia ka dërguar mandateve dhe rregullores. 4 muaj ka qenë tym e flakë. Tani ka hyrë në normalitet dhe pritni. Vendimmarrja është e Këshillit të Mandateve. Do mblidhet”, tha Çuçi.



Skip to toolbar