Menaxhimi i Krizës Kibernetike/ Balluku: Buxhet i veçantë nga qeveria për mbrojtjen e sulmeve kibernetike

AKTUALITET


Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në tryezën për Simulimin e Menaxhimit të një Krize Kibernetike. Ajo ka deklaruar seduhet digjitalizim i shërbimeve për uljen e nivelit të korrupsionit.

Sipas Ballukut, edhe bizneset private duhet të investojnë në sigurinë kibernetike, pasi kjo e fundit kërkon bashkëpunim të gjithë sektorëve. Ministrja ndër të tjera ka thënë se një buxhet i veçantë do të jepet nga qeveria për mbrojtjen e sulmeve kibernetike.

“Krenohemi me të gjithë punën që është bërë. Duke pasur sisteme të digjitalizuara ulet në minimun kontakti i qytetarëve me ata që marrin shërbime dhe ata që i ofrojnë.

Të gjitha këto qendrojnë në të njëjtën linjë. Por predispozimi në administratën shtetërore nxit më shumë nivelin e goditjeve të sulmeve, edhe këtë e kemi parë dhe në verën e vitit 2023.

Ka qene rrugë e vështirë për të bindur dhe partnerë të tjerë siç është sektori privat. Na është dashur të bindim drejtuesit e bandave, të cilët i falenderojmë që janë sot këtu. Siguria kibernetike është një element që duhet të aksesohet nga gjithsecili prej nesh, edhe nga fëmijët e vegjël të cilët janë të ekspozuar ndaj teknologjisë, duke vazhduar edhe te moshat e treta. Të gjithë janë të prekshëm nga sulmet kibernetike, kërkon një mbrojtje nga bashkëpunim mes të gjithë sektorëve, pasi është një fushë e re në çdo nivel, edhe ashtu si qeveria ka vendosur një fokus të veçantë, duke destinuar buxhete të veçanta për zhvillimin e mburojave kibernetike dhe për zhvillimin e të gjitha hapave në ardhmen, kështu duhet të jenë dhe proceset e bizneseve private në secilën fushë ku ato operojnë për të pasur një koordinim të përgjithshëm.

Është bërë një punë e mirë, deri në themele.Çdo proces i ri paragjykohet dhe pengohet, po ju e dini që Shqipëria që nga korriku i 2022 ka qene në fokus të sulmeve të lira”, tha Balluku./abcnews.al



Skip to toolbar