Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Iran, Liban, Izrael dhe Palestinë

BOTA


Franca u ka kërkuar qytetarëve të saj që të përmbahen “absolutisht nga udhëtimet” në Iran, Liban, Izrael ose territoret palestineze në ditët në vijim për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak, tha sot Ministria e Jashtme e vendit.

Duke përmendur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ministria, në një deklaratë, u kërkoi shtetasve francezë që të mos udhëtojnë në Iran, Liban, Izrael ose territoret palestineze “në ditët në vijim”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se kthimi i familjeve të stafit diplomatik nga Teherani dhe ndalesa për misionet nga zyrtarët francezë në ato vende janë dy masa të tjera të miratuara nga ministri i Jashtëm Stephane Sejourne.

Zhvillimi vjen për shkak të shqetësimeve për një konflikt më të gjerë në rajon, veçanërisht pasi shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë, u vranë në një sulm ajror në konsullatën e Iranit në Siri.

Irani e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit dhe është zotuar të përgjigjet. Izraeli, megjithatë, nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.



Skip to toolbar