“Berisha e Muça”, debat tek “TIMS”/ Gogu-Salianjit: Berishës i jep pafajësi, gjyqtar për Muçën

AKTUALITET


TIRANË- Komisioni hetimor për sistemin TIMS vijon të zhvillohet mes debatesh pas përmendjes së Berishës, për ta thirrur si dëshmitar.

Dabat shkaktoi edhe Ervin Muça, ish-drejtor IT-ja në Policinë e shtetit, i cili është në hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se ka kopjuar të dhëna të sistemit TIMS.

“Nga akt-ekspertiza është vërtetuar se ka patur ndërhyrje. Ervin Muça, edhe tek skandali i TIMS, dorëheqja ka ardhur për shkak të veprimeve të paligjshme të këtij personi”, tha Salianji.

Por maxhoranca akuzon opozitarët se deklarohen si prokurorë e gjyqtarë, duke nxjerr rezultate ende pa nisur hetimi dhe në mungesë informacioni nga të gjithë institucionet që do të pyetën.

“Unë e kuptoj që ju jeni shumë të trembur dhe ndiqni strategjinë e atij që është sot më i tremburi ne ballkonin e shtëpisë së tij. Ky rol është të marrësh rolin e gjyqtarit. Javën e kaluar donit t’i jepnit pafajësi Berishës, sot doni të bëheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njëra anë doni te shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër të ndëshkoni kundërshtarin politik. Kjo sepse jeni humbës seriale”, tha Toni Gogu.

Debatet u rindezën edhe kur erdhi momenti kur dy ekspertët pranë këtij komisioni kishin përgatitur shkresa për informacion. Deputetët e PS kërkuan që ekspertët të njihen fillimisht me objektin e informacionit dhe të 4 së bashku, të hartojnë listën e pyetjeve dhe institucioneve që do u kërkohet informacione konkrete lidhur me dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS./ abcnews.al



Skip to toolbar