Gjykata e Kavajës ka lënë në burg dy nga katër protestuesit e arrestuar për sulmet ndaj KZAZ-ve, ndërsa dy të tjerët i ka liruar.
Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë për personat e arrestuar pas incidentit të ndodhur në KZAZ-në e këtij qytetit të dielën nën masa sigurie.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për dy të arrestuarit Arben Xhihani dhe Ervin Baklli.
Ndërkohë, dy protestuesit e tjerë, konkretisht Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, ndërsa Demir Bukova në “detyrim paraqitje”.