Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një dërgesë armësh në Izrael. Këtë e bën të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, duke saktësuar se “politika e mbështetjes për Izraelin nuk ndryshon”.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Axios, i cili citoi dy zyrtarë të lartë izraelitë.
“Shtetet e Bashkuara dhanë miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit, miratuan grantin më të madh suplementar dhe udhëhoqën një koalicion të paprecedentë për të mbrojtur Izraelin nga sulmet iraniane,” tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë që shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë “të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar që Izraeli të mund të mbrohet nga kërcënimet”.