Mohamed Amra, është i burgosuri i cili arriti të arratisej dje nga një furgon burgu pas pritës nga persona të armatosur, të cilët vranë dy oficerë burgu.
Sipas BBC, Amra ka lidhje me një bandë në qytetin jugor të Marsejës.
I njohur si “The Fly”, Amra po dërgohej nga gjykata në një burg në qytetin e Rouen pranë Parisit të martën kur një makinë përplasi furgonin e burgut dhe njerëz të armatosur hapën zjarr.
Prokurorët thonë se 30-vjeçari ishte dënuar për vjedhje në 10 maj dhe gjithashtu ishte paditur nga prokurorët në Marsejë për një rrëmbim me pasojë vdekjen.
Gjatë transportit ai po shoqërohej nga 5 oficerë burgu.
Avokati dhe nëna e Amrës të tronditur nga niveli i dhunës
Avokati i tij, Hugues Vigier, tha se Amra kishte bërë tashmë një tentativë arratisjeje në fundjavë duke sharruar hekurat e qelisë së tij, por tha se ishte i tronditur nga dhuna “e pafalshme” dhe “e çmendur”.
Vigier tha se ndihmësi i tij ishte takuar me Amra të martën në mëngjes.
“Ai e dinte për transferimin e të martës, kështu që është e mundur që ai t’ua kishte thënë njerëzve të tjerë”.
Bashkëpunëtorët e tij u duk se ishin plotësisht të informuar pasi i kishin zënë pritë furgonit të policisë.
Nëna e Amrës tha se ai nuk kishte dhënë asnjë tregues se do të përpiqej të arratisej.
Ajo tha se shkoi për ta vizituar në burgun ku mbahej dhe ai kurrë nuk i tha asgjë.
“Nuk e kuptoj”.
Ajo thotë se shpërtheu në lot pasi dëgjoi për pritën.
“Unë isha shumë keq, si mund të vriten policët në këtë mënyrë”, tha ajo.
Ai ishte mbajtur në burgje të veçanta në Marsejë, Paris dhe Rouen gjatë procesit ligjor kundër tij për vjedhje, e cila rezultoi në një dënim me 18 muaj burg.
Ai kishte 13 dënime të mëparshme për kundërvajtje kryesisht të lehta, duke përfshirë drejtimin e automjetit pa patentë, vjedhjen dhe refuzimin për të ndaluar për policinë, sipas BFMTV.
Megjithatë implikimi i tij në vdekjen e një personi nga Dreux afër Rouen-it, i cili u rrëmbye në Marsejë pas pazareve të prishura të drogës tregon implikimin e tij në krime më të rënda.