Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev është i bindur se Shtetet e Bashkuara, të kryesuar nga presidenti Joe Biden, po përpiqen qëllimisht të shtrembërojnë faktet e historisë.
“Biden, si një injorant i plotë, tha se ushtria amerikane mundi fashizmin dhe çliroi Evropën. Dhe kjo nuk është çmenduri senile, por një politikë e ndërgjegjshme për të korrigjuar historinë. Kjo është një luftë kundër vendit tonë”, dekaroi Medvedev për Tass.
“Miliona qytetarë tanë që ranë nga duart e fashistëve janë pas nesh. Ne nuk kemi të drejtë të tradhtojmë kujtimin e tyre”, theksoi Medvedev.
“Sidomos përballë përpjekjeve për të fshirë këtë kujtesë dhe për të rishkruar historinë”, shtoi ai./abcnews.al