U dhunua me sende të forta, avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë, vijon në reanimacion

AKTUALITET


Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e djeshem, 29 maj, në zonën e ish-Bllokut vijon të qëndrojë në reanimacion.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e rëndë.

Ditën e djeshme, mediat siguruan emrat dhe foto e autorëve të përfshirë në sulm.

Bëhet fjalë për  Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia.

Ndëra policia identifikoi edhe porositësin e sulmit. Bëhet fjalë për Dritan Nanon.

Shkak i dhunës ndaj Mëngjesit është bërë mospagesa nga disa prej trashëgimtarëve të një prone, e cila me përfaqësim të Mëngjesit u fitua në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit.

“Avokati ka përfaqësuar një palë e cila e ka fituar procesin gjyqësor ne shkallën e parë dhe në apel dhe nuk kanë paguar. Disa nga trashëgimtarët e kanë plotësuar kontratën që kanë pasur me avokatin, ndërsa disa nuk kanë qenë dakord”, tha Vocaj.

Avokati Mëngjesi me autorët ishte takuar edhe një muaj më parë, për të diskutuar po për të njëjtën çështje.

“Këta persona janë takuar rreth një muaj para ngjarjes dhe kanë biseduar për këtë çështje”, tha ai.

Vocaj konfirmoi se policia do marr çdo masë për sigurimin e avokatit dhe familjarëve të tij.



Skip to toolbar