Përmirësohet shëndeti i avokatit/ Mjekët ulin dozën e qetësuesve, nisin zgjimin

AKTUALITET


Gjendja shëndetësore avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua ditë më parë, është duke u përmirësuar.

Avokatit iu bë skaner, ku u vu re përmirësim. Sakaq janë ndërprerë medikamentet që e mbanin të fjetur në mënyrë graduale.

Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të gjendjes shëndetësore, avokati Mëngjesi do të vijojë të mbahet në monitorim nga mjekët, pasi ende është në intubim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.



Skip to toolbar