Foltorja, zhurmë para gjyqit/ Protestë e dhunshme para Kuvendit. Prijës, Klevis Balliu

AKTUALITET


Vijojnë tensionet para Kuvendit. Protestues të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë vijuar me aktet e dhunshme dhe kanë shtyrë efektivët e policisë, duke tentuar të çajnë kordonin.

Prijësi i dhunës nga ana e protestuesve, është Klevis Balliu.

“Siç e shikoni nga këto pamje, protestuesit shtyjnë kordonin e policisë, për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Është Klevis Balliu ai i cili udhëheq grupin e protestuesve të cilët tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Prej disa tentativash, kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Policia është kundërpërgjigjur, duke thirrur edhe FNSH, por edhe ato “Shqiponja”, në mënyrë që të pengojnë protestuesit.

Vijon që në ballë të kësaj proteste të jetë Klevis Balliu”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ervin Leka.



Skip to toolbar