“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është drejtori i klubit Partizani. Nuk është çështje personash, është çështje qasjesh, ndarja e interesit kombëtar nga interesat partiake. Kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, ata janë një. Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave.
Brenda gjërat mund të diskutohen. Interesi kombëtar përcakton interesin. Ibrahim Rugova është njeriu që krijoi për Kosovën pasurinë më të madhe natyrore, që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës. Dha shembull të jashtëzakonshëm me ekipin e unitetit, politika e jashtme duhet të na përfaqësojë të gjithëve, kur bëhet zgjedhje të caktuara për zgjidhje të caktuara, në raport me të tretën, ato duhet të jenë të mbrojtura nga arsyeja e pasionit e luftës së brendshme”.