Gazetari Stavri Marko thotë se duke përjashtuar rastin “Beleri”, çdo zgjidhje që do të bëhet nëpërmjet zgjedhjeve në Himarë, është veçse vazhdimësia e një krize në të ardhmen e cila do të jetë akoma më e rëndë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Marko u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
“E para e punës, unë jam i lumtur që duhet të fitojë Shqipëria, nuk më intereson se çfarë bën Greqia, sepse unë jetoj në territorin shqiptar, jetoj në Himarë,. Ajo që dua të shtoj, me shumë konsideratë pyetjen që hodhi Minxhozi, do të përgjigjesha që mund të jetë një iniciativë e tillë që, me rastin e Bilerizimit, midis dy kokave të politikës, Mitsotakis dhe Rama, për të gjetur një zgjidhje përsa i përket vazhdueshmërinë të një kryetari bashkiak, përsëri në Himarë, për shkak se Himara nuk i plotëson dot kriteret si vend dhe me zhvillimet demokratike, sepse duhet një kryetar i cili duhet të bazohet në standardet që i implemetohet një bashkie si duhet të jetë Himara.
Çdo kryetar tjetër, sipas mendimit tim, që mund të vijë në Himarë, ai do të jetë i korrptueshëm nga sistemi shqiptar. Duke përjashtuar rastin Beleri, çdo zgjidhje që do të bëhet nëpërmjet zgjedhjeve në Himarë, është veçse vazhdimësia e një krize në të ardhmen e cila do të jetë akoma më e rëndë”, theksoi ai./abcnews.al