Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso thotë se gjykata e Apelit, me vendimin që mori sot për t’i rikthyer Sali Berishës vulën dhe drejtimin e partisë, certifikoi atë që demokratët dinin prej kohësh se ku qëndronte në të vërtetë flamuri i partisë.
“Gjykata cerrtifikoi sot vendimmarrjet e kuvendit të 11 dhjetorit 2021 që shkarkuan Bashën por krijuan një format të ri të PD, Rithemelimin, me organe të reja dhe duke adoptuar një filozofi të re që largohej nga praktikat e mëparshme të PD-së, si ato të bojkotit apo mospjesëmarrjes në zgjedhje. Gjykata certifikoi atë që kemi thënë se një palë, Basha, që përfaqësonte organet e vjetra të shkarkuara me vullnet të demokratëve, nuk kishin të drejtë të ankimonte një vendim gjykatë që certifikonte një proces ligjor që kishte ndodhur për sa kohë nuk kishin qenë pjesë e këtij procesi.
Nga pikëpamja politike, vendimi ishte i parathënë sepse kemi një rezultat që gjykata e homologoi por të paktën dy procese kishin treguar se ku qëndronte vërtet flamuri i PD-së. Gjykata certifikoi ligjërisht atë që demokratët dhe populli opozitar dinin prej kohësh se ku qëndronte vërtet flamuri i PD-së.”, u shpreh Kaso./abcnews.al