Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën e Çlirimit të Kosovës u takua në Prishtinë me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. Presidenti Begaj i i shprehu edhe një herë Haradinajt vlerësimin e tij për kontributin e tij e të bashkëluftëtarëve për çlirimin e Kosovës.
“Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj, bij të shqipes nga çdo anë dhe mbështetjen e vendosur të miqve, partnerëve tanët strategjikë, që besuan në kauzën e drejtë të lirisë. Ne u jemi mirënjohës përjetë atyre”, theksoi Presidsnti Begaj./abcnews.al