“Duhej ta largonim berishizmin si model”, Kadilli: PD nuk është parti. Berisha është kundërshtar i Ramës, jo alternativë për qytetarët

Më të fundit


Ish kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli thotë se dëmi më i madh që Sali Berisha i ka bërë partisë është modeli i kryetarokratit, që sipas të cilit, ia ka trashëguar edhe Lulzim Bashës.

Në “Real Story”, ai përmendi edhe faktin që PD ka fituar ndaj PS vetëm në ’92-in. Sipas tij, PD nuk është një parti pasi nuk ofron hapësirë politike. Ai thotë se Sali Berisha mund të jetë një kundërshtar për Edi Ramën por nuk është një alternativë për qytetarët pasi e kanë ndëshkuar me votë.

“Shpresa që kanë ata që i vijnë rrotull është që dikur amerikanët do të pendohen dhe do të kuptojnë se kanë bërë gabim, madje një miku im, e quajti se edhe fuqitë e mëdha gabojnë. Problemi i Berishës nuk është çështja non grata. Gjykoj politikisht dhe jo thjesht çfarë bëjnë amerikanët. Kam qenë që nga momenti i parë që është bërë non grata distant nga komentimi i kësaj ngjarjeje. Për ne si politikanë brenda të djathtës, që nuk u krijua kurrë një parti e djathtë në Shqipëri, do të duhej ne ta largonim berishizmin si koncept dhe model politik. Ndaj edhe në manifestim tim kam folur për luftë kundër kryetarokracisë, një parti që është më e madhe se kryetari.

Modeli i zotit Berisha është modeli i kryetarokratit. E trashëgoi Basha këtë model. Ai vendos për çdo gjë, nuk ekziston mendimi ndryshe. Kjo është ajo që është dëmi i madh i zotit Berisha dhe për këtë arsye Berisha nuk është votuar. Nuk ka nevojë për të qenë non grata fare. Mjafton të shohësh sondazhet dhe shoh mospëlqimin, refuzimi është 72 përqind për zotin Berisha, 82 përqind për zotin Basha dhe 88 përqind për Metën. Refuzimi nuk korrigjohet. Kjo ka në histori hera e fundit që PD ka fituar mbi PS është 26 korriku i ’92. Ka ngelur legjendë që fitoi. Pra, ky model politik është ndëshkuar rregulisht me votë. Ne me në krye Berishën, dhe në ditën më të mirë të tij dhe të partisë, në 2009 nuk kemi dalë dot forcë e parë. Kemi pasur gati 20 mijë vota më pak se PS.

Fati jonë ishte treni i madh i partive të vogla, ku gjysma e tyre ishin të majta. Rezultati prapë 70 mandate ishin të këtij treni. Atëherë çfarë është shqetësimi sot. Ajo nuk është parti, nuk ka hapësirë politike. Është një grupim njerëzish që e kanë identifikuar veten me të. Ka akoma enveristë dhe zogistë rrugëve. Natyrisht që do të ketë dhe berishistë. Edhe kur të na dalë s hologram duke u mbajtur fjalime pas 20 viteve. Ky është lajm keq për opozitarizmin, sepse nuk mund të jetë kundërshtar. Berisha e ka kundërshtar Ramën sepse i zuri vendin. Por a është opozitari zoti Berisha, sepse opozitari nuk është kundërshtar. Duhet të jesh alternativa që të jesh për njerëzit.

Kundërshtar je, por jo alternativë. Të kanë hequr me votë rregullisht, qëndro sa të duash në politikë por njerëzit do të gjejnë zgjidhja të reja. Partitë e reja janë bërë nga njerëz me ego të fort por verbi politik është zero. Të gjitha iniciativat për të krijuar formacione politike krijohen nga individi dhe në zhargonin popullor, thuhet se ka kapur parti filani. Nuk është parti.”, u shpreh Kadilli./abcnews.al



Skip to toolbar