“Helvetët” e nisin me fitore, Zvicra e Xhakës siguron tre pikët ndaj Hungarisë

Më të fundit


Ishte mëse e pritshme. “Helvetët” e Zvicrës nuk kanë zhgënjyer në asnjë moment, në sfidën e parë të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa kanë dominuar në lojë dhe kanë arritur të sigurojnë, një fitore me rezultatin e thellë, 3 me 1, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit, përballë Hungarisë, në sfidën e vlefshme për Grupin A, të Euro 2024.

Golat për djemtë e teknikut, Murat Yakin erdhën që në pjesën e parë të sfidës, teksa fillimisht ishte 27-vjeçari i Ludogorets, Këadëo Duah, që në minutën e 12’-të të ndeshjes dhe 30 minuta më vonë ishte Michel Aebischer, i cili dyfishoi shifrat.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, Barnabas Vargas ngushton diferencën në 1 me 2, falë krosimit të Szoboszlai, mirëpo vetëm kaq pasi Zvicra mori sërish në dorë “frenat” e lojës, duke arritur të shënojë edhe golin e 3-të në “frymën e fundit” të sfidës, për të “vulosur” gjithçka.

Kështu, Zvicra ngjitet në kuotën e 3 pikëve, në Grupin A, po aq sa Gjermania e vendit të parë, por renditen poshtë këtyre të fundit, për shkak të fitores së thellë, që “Pancerat” siguruan ndaj Skocië. Ndërkaq, në sfidat e radhës Zvicra do të ndeshet me “ishullorët” skocezë, ndërsa Hungaria me Gjermaninë.

SHIKONI GOLAT:

Goli i Kwadwo Duah, 0-1

Goli i Michel Aebischer, 0-2

Goli i Barnabas Varga, 1-2

Goli i Breel Embolo, 1-3



Skip to toolbar