Tifozët “skuqin” Dortmundin, mijëra shqiptarë dhurojnë spektakël në rrugët e qytetit gjerman

Më të fundit


Mijëra tifozë shqiptarë kanë pushtuar Dortmundin ditën e ndeshjes ndaj Italisë. Ata janë mbledhur në sheshet e qytetit të madh gjerman, në një festë në prag të sfidës së parë të kombëtares në Kampionatin Europian. Natyrisht, shumica e tyre janë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, por ka edhe nga ata që kanë ardhur nga Zvicra, Italia, Franca, Holanda e Belgjika, si dhe nga Shqipëria.

Pavarësisht se duhen edhe disa orë që nga fillimi i sfidës, tifozët e “Kuqezinjve” kanë nisur festën e këtij eventi historik, teksa nga pamjet e siguruar nga ABC News, duken tejet të entizuasmuar aq sa ia kanë filluar këngëve dhe në disa raste shihen me flakadanë në ngjyrat të kuqe e të zezë, duke “karikuar” atmosferën para fillimit të sfidës.

Ndërkaq, kujtojmë se, Shqipëria vjen për herë të dytë në finalet e një kompeticioni madhor, siç është Kampionati Evropian i futbollit, teksa këtë radhë janë shortuar në grupin e “ferri” të këtij turneu, ku bashkë me kampionët e Italisë, janë edhe “La Furia Roja” spanjolle, si dhe Kroacia, me këto dy të fundit që do të ndeshen së bashku në orën 18:00, në “Olympiastadion” të Berlinit. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar