Zjarri në tregun e Shkodrës/ Policia: Dyshohet se e shkaktuan dy të mitur, ishin duke luajtur

AKTUALITET


SHKODËR– Një ditë pasi tregu i rrobave të përdorura në Shkodër u përfshi nga flakët, autoritetet kanë mundur të zbardhin shkakun e tij.

Sipas policisë, dyshohet se dy të mitur, të cilët kanë qenë duke luajtur pranë tregut i kanë vendosur zjarrin.

Zjarrfikëset e qytetit të Shkodrës luftuan me flakët për disa orë rresht, por pavarësisht përpjekjeve, u dogjën pesë banesa dhe 25 njësi tregtare.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar