PD po i trashëgohet familjes biologjike? Alibeaj: Është Enverizëm. Shkëputja nga Berishizmi, s’mjafton vetëm me fjalë

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, Enkelejd Alibeaj foli për vulën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se vërtet Berisha mori vulën por sipas tij pyetja që duhet të shtrohet është: “po në sytë e shqiptarëve?

“Qartësia e shkëputjes nga Berishizmi, nuk mjafton të jetë vetëm me fjalë por edhe me vepra”, tha ndër të tjera Alibej.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Dhe kjo është pyetja që dua të bëj unë. Ne folëm dhe ramë dakord te ideja që partia nuk është koncept i një zyre juridike. Bazohet edhe te aktiviteti. Jam dakord me ju, z.Berisha s’mund të paraqesë një alternativë politike, por ama ai mbetet një politikan i zoti, sepse në kushtet që ishte nga 2021, ku e ka ditur besoj atë që po i vinte, mënyra si operoi, kur Basha e nxori nga dritarja, dhe ai brenda dy viteve jo vetëm erdhi në krye të PD por hyri nga dera, dhe gjithë këtu pyesin, dakord akti i Bashës në shtator 2021 ishte i rëndësishëm, i ndrojtur gjithsesi për mendimin tim, por përtej kësaj ai solli gjithë furtunën që erdhi më pas, por në fund fare, si në një ndeshje futbolli, si kur mbjell grurin, në fund politika gjykohet nga rezultatet dhe si rezultat i asaj që bëri Basha, sot Berisha është në krye të PD me meritë, pasi e tregoi këtë në zgjedhjet e pjesshme 2022..

Enkelejd Alibeaj: Këtu nuk jam dakord

Një sekond, varet nga këndvështrimi, sigurisht që ai humbi zgjedhjet, humbi totalisht zgjedhjet në 2023, falë ama edhe tërheqjes që u bë nga PD. Këtu nuk i referohem pozicionit delikat që ju keni qenë sepse PD ishte pa kryetar. Ju mbajtët përgjegjësitë tuaja, po çfarë bëri Basha pasi rimori PD në korrik 2023? Çfarë bëri sot, çfarë do bëjë nesër pasi kur them Basha për shkak të atributit që është kryetar i asaj strukture sot, nëse ka strukturë..

Enkelejd Alibeaj: Jo, sot nuk ka. Formalisht ka një strukturë, sigurisht struktura ka në të gjithë Shqipërinë, që janë strukturat tona, kanë qenë me ne, dhe kanë qenë në një betejë, nuk janë struktura të ngritura në një natyrë të qetë. Je në betejë. Janë koshienca që janë struktura, kanë një qëndrim të qartë ndryshe nga Foltorja sot PD.

Ballkoni..

Enkelejd Alibeaj: Dakord quajeni si të doni, por duhet ta shohim ashtu sic është. Ta quajmë tashmë Partia Demokratike, më saktë, PD e Berishës, unë kam qejf ta them kështu pa asnjë lloj komponenti tjetër.

Pra, ju thoni që ka një PD tjetër..

Enkelejd Alibeaj: Sigurisht, jo vetëm kaq, por ka diçka edhe më tepër se mund të kesh struktura, mund të kesh njerëz, procese zgjedhore, por duhet të kesh betejë ku kualitetet karakteri. Termi mbase nuk është i duhuri por ajo se ç’ka ndodhur në këto tre vite me këta njerëz, jo vetëm të strukturave, por edhe me shumë njerëz të tjerë në shoqërinë shqiptare, besoj që ka një fashë një identitet të qartë politik dhe ideologjik qartësisht i ndryshëm nga Berishizmi. Dua ta quaj antiberishizëm, jo vetëm antiberishizmi se nuk është vetëm arsyeja e ekzistencës antiberishizmi, por ka edhe disa ide, dhe këtu dalim te idetë se si do duhet të jetë politika, më saktë ajo që do duhet të ishte PD. U ndala pak te ajo që thatë ju, në fund të fundit rezultati është ai që ka vlerë. Po, jam dakord në masën më të madhe, por unë e shoh qofsha gabuar që jo vetëm rezultati, por edhe mjetet që përdor janë ato që të përcaktojnë nëse je vërtetë fitues. Po, mo fitues është dakord, vulën e ka marrë. Ndoshta fitoi kundër pjesës sonë të moderuar, po të duash edhe apatike, por pyetja është: po në sytë e shqiptarëve?

Një pjesë edhe në gjumë ë..

Enkelejd Alibeaj: Po quajeni si të doni, e kuptoj..

Po jo nuk ka, a thatë dolët morët përgjegjësitë tuaja në 2023, a dhatë dorëheqjen, a do i ndajmë përgjegjësitë?

Enkelejd Alibeaj: Dola dhashë dorëheqjen. Ok, dakord në atë rast ka qenë veçse e imja, 2022 – 2023, por unë po flisja për diçka tjetër. Po  dakord, por pyetja është, testi i vetëm që ka vlerë në politikë është sa shqiptarët të vlerësojnë. Si ishte rezultati i 2023 krahasuar me publikun shqiptar? Vetëm me 7 bashki të vogla …

Dhe me asnjë këshill bashkiak..

Enkelejd Alibeaj: E pra, pyetja nuk merr përgjigje se me çfarë mjetesh ti përdor për të mundur një pjesë tjetër brenda vetes se nuk është ky synimi në politikë. A nëse do thjesht të mbash vathën tënde, ke fituar ta them që tani. Pyetja është: çfarë interesi publik

Nuk mendoj ky është interesi i z. Berisha…

Nëse është kështu është edhe më rëndë situata

Ai po trashëgon partinë brenda familjes biologjike..

Enkelejd Alibeaj: Kjo pastaj quhet atavizëm, ky është tamam enverizëm, dhe i qartë i kulluar në 2024 në kohën e iphone, në kohën e AI. Ndërkohë, ajo se çfarë unë besoj mund edhe të të japë të drejtë ndoshta për apatizmin, ndoshta për mospërgjigjen aty për aty mjeteve brutale dhe të vrazhda të pas 9 shtatorit.

Në momentin që thua je në luftë ë..

Enkelejd Alibeaj: Sigurisht kush deklaron luftë do duhet ta bëjë këtë, por kam përshtypjen që nuk ka qenë në atë kohë, dhe nuk dua ti dal në krah askujt, po të duash edhe Lulzim Bashës. Por edhe unë në atë kohë, kam qenë me idenë që kur vjen një ngjarje e tillë siç i ndodhi në atë kohë z.Berisha, i ndodhi demokratëve në fund të fundit, do duhet të ishte arsyeja, do duhet të ishte fisnikëria politike, që ka pretenduar kjo parti ta ketë në fakt ndryshe nga PS, do duhet ajo të dilte në pah. Nuk doli, ok, demokratët janë ata që do të vuajnë kam keqardhjen më të madhe në këtë rast, por sigurisht nuk është as shembull për t’u marrë, mjetet dhe metodat që u përdorën për të arritur për të marrë çfarë? Një vulë, një logo, e çfarë pastaj?

Jua them unë çfarë pastaj.. Çfarë pastaj është që të gjitha sondazhet z.Alibeaj para vulës para vendimit final e nxirrnin PD zyrtare në shifra teke, unë mendoj se dilte në shifra teke pasi në sondazh shumica e popullit të moderuar edhe brenda PD, nuk shikonte aktivitet por pasivitet në favor të Berishës

Dakord, kjo është ndryshe. Me këtë edhe mund të bie dakord.

Ne fund fare janë shifrat, mos flasim se gjykatësit janë qenie jo politike. Gjykatësit janë qenie politike,

Nuk duhet të jenë të tillë në fakt. Një që është në politikë e ka të kufizuar të bëjë këtë lloj arsyetimi sepse ke ca kufizime.

Ndoshta qenia e vulës së PD në dorë të strukturës së drejtuar nga Basha dhe nga ju, rrezikonte mbijetesë biologjike pas 2025 dhe ju kam përshtypjen, unë jam i hershëm në PD dhe mbaj mend ato xhipat amerikanë që erdhën në 1991 para zgjedhjeve, që ju e dini me paratë e kujt janë blerë. Berisha e përdori PD si tokë e xanun, por aksionere kryesore në krijimin e opozitës shqiptare kanë qenë SHBA. Tani, ju e dini që sot drejtësia e re është SHBA, dhe ju e kuptoni që në këtë mes askush nuk do donte të rrezikonte, sidomos amerikanët, nuk do donte të rrezikonte një gjë e prodhuar prej tyre, të rrezikonte zhdukjen dhe në këtë momente largpamësia mund të jetë që PD si logo, të mos vdiste.

Ky është një këndvështrim i juaji, më lejo të jap një këndvështrim tjetër.

Dhe kjo vjen se pala e moderuar ishte më e moderuar seç duhej ishte më pasive, më e tërhequr seç duhej dhe nuk doli përballë asaj që është e keqja e madhe e PD.

Enkelejd Alibeaj: Dakord, më lejo të jap një këndvështrim të ndryshëm. Bie dakord vetëm me një gjë në atë që thatë. Ajo që ndoshta të gjithëve ne, kush ka qenë në drejtim apo jo, ka patur ndoshta një problem të tillë. Elementë të rrallë kanë qenë ata që ndoshta që në fillim e kanë patur këtë që dua të them tani, qartësia e shkëputjes nga Berishizmi. Qartësia nuk mjafton të jetë vetëm me fjalë por edhe me vepra dhe kjo është e vetmja që unë e shoh. Nuk bie dakord me pjesën tjetër. Pra, ajo që ishte betejë ta quajmë, që u zgjat gjatë këtyre tre viteve. Nuk ishte thjesht dhe vetëm një betejë mes berizhizmit dhe antiberishizmit në kushte laboratorike. Më lejo të të them edhe diçka tjetër, janë futur duart qartësisht edhe nga shteti. Sepse Rama ka dashur, nuk e ka fshehur asnjëherë të ketë përballë Sali Berishën.

Dhe ku është gabimi i tij në këtë rast?

Atëherë, nuk e po e quaj gabim

Se Sali Berisha me Fatos Nanon që futi vetë në burg, në 95 tentoi t’ia jepte Ilir Metës partinë.

Enkelejd Alibeaj: Me rregullat e politikës së pisët 30 vjeçare, kështu është. Megjithatë unë po them vetëm për faktin, nuk po gjykoj moralitetin, është totalisht amorale, megjithatë fakti ka qenë i tillë. Që në gjithë këtë betejë mes nesh ka qenë një i tretë i cili i ka dhënë dorë e mbështetje Sali Berishës gjerë e gjatë. Arsyeja është e thjeshtë, e di që me të, vetëm me të e ka të fituar.

Po pse nuk i dha dorën Lulzim Basha? Në 2017 i dha treçerekun e qeverisë, nuk shkoi një ditë në kryeministri

Enkelejd Alibeaj: Ok, kjo është një pjesë tjetër. Po flas nga 2021 e këtej se kjo ishte beteja mes nesh. Beteja mes nesh në PD, u zhvillua jo vetëm mes nesh, por u zhvillua edhe me një tjetër që hapësirë mundësi, përveç mjeteve që Berishizmi ka shumë herë më tepër. I kam thënë unë në 2023 të gjitha./abcnews.al/



Skip to toolbar