Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, paralajmëron Peleshi: Piromanët para ligjit

AKTUALITET


Vatra e zjarrit, e aktivizuar prej së enjtes në Qafën e Llogarasë, është shuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron qytetarët se do të përballen me ligjin nëse vënë në rrezik pasurinë kombëtare.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi  40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.



Skip to toolbar