Një shtetase italiane është arrestuar nga policia në Korçë, pasi është kapur me lëndë narkotike.
Mësohet se 31 vjeçarja po udhëtonte në drejtim të Greqisë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërkohë që e kishte fshehur lëndën narkotike canabiss sattiva në një qese mbeturinash.
Gjatë kontrollit të policisë kufitare është zbuluar sasia prej rreth 300 gram hashash.
Shtetasja italiane ka deklaruar se e kishte për përdorim vetjak, ndërsa është arrestuar nga policia. Kontrollet në doganën e Kapshticës janë rritur ndjeshëm edhe për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të ndryshme të paligjshme./abcnews.al/