Akti-ekspertimi për shpërthimin tragjik të Gërdecit në 2008-ën, ka çuar 5 ekspertë në GJKKO, atje ku po japin sqarimet e tyre lidhur me mënyrën si është përcaktuar dëmi ekonomik. Edhe vetë ish-ministri Fatmir Mediu u ka drejtuar pyetje në sallën e gjyqit.
Por pavarësisht se u pyetën për detaje që i kanë shkruar vetë në akt-ekspertim, ekspertët janë gjendur në vështirësi për të dhënë përgjigjie konkrete.
Fatmir Mediu: A mund të na thoni, në këtë akt ekspertimi ekomoniko-financar, cilat janë përgjegjësitë e ministrit? Kush është dëmi ekonomik nga urdhrat e ministrit? Çfarë ka bërë ministri që ka sjellë dëm ekonomik, me urdhrat, aktet, shënimet? Ku është përgjegjësia e ministrit në këtë akt-ekspertimi? Çfarë dëmi financiar i ka shkaktuar buxhetit të shtetit?
Klodian Braho: Ne do kërkojmë që pyetjet të ishin konkretisht pyetje-përgjigje që janë në aktin e ekspertimit. Pyetja duhet të jetë më specifike, në faqen kaq, pyes për këtë.
Fatmir Mediu: Ne këtu nuk bëjmë pyetjen e prokurorit. Ju duhet të na kishit thënë kush janë përgjegjësitë e ministrit. Ju nuk e keni bërë në asnjë nga aktet e deritanishme. Unë duhet të di ku është përcaktuar përgjegjësia ime.
Ekspertët: Nuk mund të flasim, na ndihmoni. Në një seancë tjetër na janë bërë 200 pyetje dhe ne kemi operuar në të njëjtën mënyrë. Ne nuk po vëmë kusht për pyetjen, por duhet të na jepet mundësia, që në një material 100 faqe të gjejmë sqarimin. E kemi të veshtirë, materiali është shumë voluminoz.
Fatmir Mediu: Prokuroria ju ka kërkuar nëse aktet de facto të vëna në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes janë të rregullta, të plota… Kjo pyetje është brenda sferës suaj të ekspertizës? Është pyetja e parë, faqja e parë. Kush konsiderohet ‘de facto’ dhe kush konsiderohet ‘de jure’?
Ekspertët: Nuk mund të përgjigjemi kështu. Përgjigja është shkruar në faqen 1 deri në faqen 2.
Henrik Ligori: Nuk mund të na lexoni përgjigjen. Pyetja është konkrete. Me këtë akt-ekspertim janë dënuar 20 vetë, ata duhet të dijnë përmendësh këtë akt. Ky është idiotizim i mbrojtjes.