Mandati i Olta Xhaçkës/ Daci: Qendrimi i Kushtetueses është për ekzistencë, duhet të tregonin vijën e kuqe

Më të fundit


Edhe pse Kuvendi kërkoi mendim nga Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk ka pritur por ka vendosur që mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të dërgohet sa më shpejt në Gjykatë për tu shqyrtuar. Kushtetuesja tha se vendimi i saj i parë nuk është zbatuar nga Kuvendi.

Lidhur me këtë është diskutuar këtë të mërkurë në “Real Story”, ku juristi Jordan Daci ka deklaruar se qendrimi i Gjykatës Kushtetuese është qendrimi për ekzistencë.

Ai ka theksuar se ata duhet të tregonin vijën e kuqe dhe ky është rasti i parë kur transparenca u ndërrua menjëherë, pasi zakonisht ndodh në mënyrë graduale.

“Qendrimi i Gjykatës Kushtetuese është qendrimi për ekzistencë. Nëse ata do të pranonin që vendimet e tyre nuk do të kishin asnjë vlerë, ata do të ishin kot aty. Praktikisht, nuk do të ishte më Gjykata Kushtetuese. Ata duhet të tregonin vijën e kuqe dhe e bën. Ky rast e ka shkelur vijën e kuqe. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë me nivel dhe kanë një përmirësim të cilësisë. Transparenca e tyre ndërrohet valë valë. Ky është rasti i vetëm kur u ndërrua menjëherë, sepse kur ndërrohet valë valë nuk vëret asnjë lloj ndryshimi. Tani janë të gjithë me mandate të plota dhe ishin në një farë mënyre të detyruar.

Nëse ata nuk do të mbanin qendrim të ashpër, çfarë ndodh?

Atëherë merr fund vendimi i shtetit. Për mendimin tim këto çështje përfshirë dhe atë të komisionit ishin aq të trasha dhe aq të dukshme, sa nuk ka nevojë të jesh jurist i zoti që të shohësh që këto gjëra nuk shkojnë. Për mua një pjesë e madhe e deputetëve të PS dhe vetë PS, bie pre e paaftësisë së x apo y, që marrin përsipër rolin e bindjes apo hartimit të këtyre akteve që janë haptasi të papranueshme.

Hetimin parlamentar mund ta ngrejë dhe vetë mazhoranca, pasi në një parlament siç jemi mësuar të shohim me figura që nuk bënin komprosim për bindje personale, atëherë jo çdo hetim është në dëm të një qeverisje, mund të kemi hetime që nuk kanë një qasje apo të çojnë dikë në burg”, u shpreh Daci./abcnews.al



Skip to toolbar