Kandidat i PS në Himarë/Tavo: Qytet me histori të lavdishme, një grup njerëzish e keqpërdorin indinjimin e komunitetit për interesa personal

Më të fundit


Vangjel Tavo është kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në bashkinë e Himarë më 4 gusht.

Në një lidhje me “Real Story”, ai tha se Himara është qytet me histori të lavdishme dhe qytetarët kanë të drejtë të krenohen me të parët e tyre.

Sipas Tavos, një grup njerëzish e keqpërdororin indinjimin dhe shqetësimin e komunitetit për interesat e tyre personale.

“Unë jam shquar gjatë gjithë karrierës sime politike, si një njëri që nuk krijon kurrë konflikt, jam i parimit që çdo problem, nëse ekziston dëshira dhe vullneti është i zgjidhshëm. Edhe pikërisht këtë do bëjë, çdo problem të komunitetit himariot ta trajtojë dhe t’i jap zgjidhje, në mënyrë që të mos agravohet dhe të bëhet pjesë e krizës si në të kaluarën. Pra, unë do të kontribuojë në këtë drejtim.

Nuk shikoj mungesë vullneti të një grupi të caktuar që duan të krijojnë konflikt ose për të shfrytëzuar pakënaqësitë e ligjshme të krijuara në atë vend dhe për t’i bërë këto konflikte dhe më të mëdhaja, sepse nuk do të ekzistojë më problemi, do të zgjidhen problemet dhe këtë ua garantojë. Sikur se një nga çështjet kryesore që ka krijuar shqetësim të madh te komuniteti i Himarës që herë pas here është keqpërdorur nga ky grupim njerëzish, të cilët janë përkëdhelur nga disa qarqe, e kanë përdorur gjithmonë këtë shqetësim, këtë indinjim të banorëve të Himarës, këtë karakter të tyre.

Ua kam thënë dhe po ua them, Himara është një popull me histori të lavdishme dhe kanë të drejtë të krenohen me të parët e tyre. Kanë të drejtë të indinjohen kur njerëz të caktuar e keqpërdorin Himarën dhe fyejnë identitetin e Himarës. Kur them njerëz të caktuar kam parasysh këtu ndonjë politikanë dhe ndonjë gazetar. Himara është e himariotëve, ata kanë të drejtë të marrin pronat e tyre. Këtë proces e kemi nisur dhe do të përfundojë shumë shpejt”, tha Tavo.



Skip to toolbar