Vendimi i Kurtit bllokon doganën e Vermicës/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

AKTUALITET


Një vendim i qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit në autostradë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton ka shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve të tonazhit të rëndë në doganë e Vërmicës.

Drejtuesit kanë pritur me orë të tëra në temperatura të larta për t’u futur nga Shqipëria në Kosovë.

Vendimi ka nisur të zbatohet prej datës nga data 14 korrik dhe do të jetë në fuqi deri deri më 31 korrik, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Sipas njoftimit të ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës një vendim i tillë është marrë me qëllim ruajtjen e rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.

Edhe Shqipëria në kuadër të sezonit veror ka shtuar kufizimet e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në fundjavë duke përfshirë edhe ditën e premte



Skip to toolbar