Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në një intervistë në “Real Story” në ABC News foli për lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku pjesë do të jetë edhe Shqipëria.
Fidel Ylli theksoi se Shqipëria përfaqësohet nga tetë sportistë.
Ne marrim pjesë me tre mundësa, në mundje të lirë, me dy notarë, me dy atletë me kampionen tonë të Europës Liauza Geda dhe atletin shkodran Franko Burraj dhe marrin pjesë me Emanuela Konini një qitëse , kampione e Italisë, dhe shtatë herë kampione e Shqipërisë sa i përket pistoletës. Ky është delegacioni me tetë sportistë. Mundja është një sport shumë u çuditshëm, e njoh sepse vij nga ai sport. Këta janë sportistë të jashtëzakonshëm të tre. Bordi i Federatës ka bërë një punë shumë të mirë. Dua të falënderoj ministrin Balla për gatishmërinë që tregoi, kryeministrin që ndërhyri dhe Presidentin e Republikës që një sportisti që ishte e pamundur, arritën t’i bënin pasaportën. Në sekondën e fundit ka mposhtur turkun dhe hyri në Olimpiadë. Kjo është mundja. Këta janë sportistë profesionistë model dhe e kuptojnë që ligji shqiptar është nga ligjet më të mirë në botë. Sepse po të marrë një medalje në Olimpiadë merr 150 mijë dollarë, merr titullin oficer, rrogë, pension”, ka thënë ai.