Zgjedhorja/ Gjiknuri: Opozita propozoi lista mikse. Koha, e mjaftueshme për një draft para 25 Korrikut

Më të fundit


Damian Gjiknuri tha se opozita ka paraqitur një propozim të ri, që ka të bëjë me lista mikse. Pas mbledhjes së grupit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se duhet diskutuar nëse ky propozim përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Çështja e dytë e herësit, sot për herë parë dëgjuam një propozim nga ana e opozitës që janë të gatshëm për komprosim që i afrohet formulës kushtetuese. Listë mikse, pjesë e mbyllur dhe pjesë e hapur pa prag. Është një gjë që duhet ta diskutojmë sa në përputhje është më vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që presin qytetarët shqiptarë. Besojmë se formula që paraqitëm ka qenë më afër asaj që kërkojnë qytetarët dhe reflekton vendimin e GJK dhe krijon stabilitetin e duhur midis qëndrueshmërisë së listës dhe asaj që ofron kandidati.”, tha ai.

I pyetur për mundësinë e dërgimit të një drafti në Kuvend para seancës së 25 Korrikut, ai tha:

“Nëse gjejmë kompromis për këto çështje, pse jo. Them që jemi të gatshëm dhe koha është e mjaftueshme që ekspertët të përfundojnë një draft dhe ta çojmë në Kuvend para seancës së të enjtes.”



Skip to toolbar