I përdorën emrin për të përfituar para, reagon Pjerin Ndreu: Nëse keni rënë pre e mashtrimit, denonconi në polici

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas arrestimit të dy personave dhe një tjetër të shpallur në kërkim, pasi në emër të tij i kanë i marrë një shumë parash biznesmenit Ylli Ujkaj, i cili është dhe president i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’.

Ai ka bërë thirrje që nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e mashtrimit të denoncojnë në polici.

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para! Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe! Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici!”, ka shkruar Ndreu./abcnews.al



Skip to toolbar