Kush e fiton garën në SHBA? Sondazhet: Harris me një diferencë të ngushtë ndaj Trump

BOTA


Sipas një sondazhi të New York Times, të kryer pasi Presidenti Biden u tërhoq, Donald Trump dhe ZëvendësPresidentja Kamala Harris kanë një diferencë të ngushtë me vetëm 1% midis votuesve të mundshëm, përkatësisht 48% me 47%.

Mes votuesve të regjistruar, Trump kryeson ndaj Harris me 2%.

Rezultatet e reja tregojnë një ndryshim në garë që kur demokratët ndryshuan kandidatin e tyre në krahasim me një sondazh të New York Times në korrik në të cilin Trump kryesonte me 6% ndaj Biden.

Harris siguroi një epërsi prej 10% ndaj Trump në mesin e votuesve mbi 45 vjeç, sipas sondazhit të NYT vetëm tre javë më parë.

Sipas sondazhit, rreth 79% e votuesve demokratike duan që Harris të jetë kandidatja e tyre pas tërheqjes së Biden nga gara, ndërsa 27% mendojnë se demokratët duhet të zhvillojnë në proces për të zgjedhur një kandidat të ri.

Rreth 87% e të anketuarve thanë se e miratojnë vendimin e Biden për të hequr dorë nga gara. Për më tepër, 45% e të anketuarve thanë se nuk e miratojnë punën që Biden po bën aktualisht si president.

Sondazhi i New York Times/Siene College u zhvillua nga 22 deri më 24 korrik.



Skip to toolbar